Republika e Kosoves

Deçan

Kryetari Selmanaj thotë se ka tejkaluar premtimet,qytetarët e mbështesin

2010/12/30 - 12:00

           Për një vit, nga buxheti komunal dhe donacionet qeveritare  si dhe të donatorëve të tjerë janë realizuar rreth 6 milion euro investime, të cilat paraqesim gjysmën e investimeve të premtuara për katër vitet e mandatit.

         Kryetari i Komunës Rasim Selmanaj,  i cili kishte premtuar se gjatë mandatit të tij katërvjeçar pati premtuar se do të realizojë  12 milion euro investime kapitale,ndërkohë të mërkurën në  seancën publike, në të cilën merrnin pjesë shumë qytetar ia ka thënë atyre se gjatë këtij viti ka tejkaluar premtimet, ngase sipas  tij, sivjet ka realizuar projekte në vlerë prej afro 6 milion eurosh. “Kemi realizuar shumë projekte kapitale, fal buxhetit të komunës, donacioneve qeveritare,por edhe të donatorëve të tjerë”,ka thënë Selmanaj, i cili është zotuar se në vitin e ardhshëm do të realizojë edhe projekte të tjera në vlerë prej 6 milionësh, duke shfrytëzuar burime të njëjta  të financimit. I ndier optimist se kjo do të ndodhë ai gjatë debatit me qytetarët , nga shumica e tyre ka marrë lëvdata, ndërkohë aty-këtu janë dëgjuar edhe kërkesat të reja për rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe të problemeve jetike të cilat i preokupojnë qytetarët.
Derisa po zhvillohej debati, për qytetarët me video projektor është prezantuar puna njëvjeçare si dëshmi e angazhimeve për ndryshime pozitive. “Për çdo cent të shpenzuar jemi përgjegjës dhe transparent, ngase këto janë para të qytetarëve qofshin nga buxheti i komunës apo edhe të donacioneve të qytetarëve”, ka  vlersuar ai, pasi që disa nga pjesëmarrësit në debat kanë kërkuar sqarime për investimet nga buxheti i komunës dhe donacioneve qeveritare. Jemi të hapur për të gjithë dhe kjo praktikë do të vaqzhdojë gjatë gjithë mandatit tim, është shprehur kryetari Selmanaj, i cili ka kërkuar që lirisht qytetarët të thonë fjalën e tyre, pavarësisht nga përcaktimet e tyre politike, sepse siç tha ai është kritikat eventuale për te paraqesin motivim për punë edhe më të madhe.”Nuk du tu lodhi duke numëruar projekte, sepse synimi im nuk është në numra dhe lëvdata ,por në vlera kapitale të tyre”, ka thënë i pari i kësaj komune, i cili në vazhdim i është përgjigjur pyetjeve dhe kërkesave të pjesëmarrësve në debat.
Duke iu përgjigjur pyetjes së Mon Selmanajt,i cili ka kërkuar sqarime për fatin e ujësjellësit të 10 fshatrave dhe objektit të shkollës fillore në Rastavicë, kryetari Selmanaj, ka treguar se këto dy projekte dhe asfaltimi i rrugës deri në Maznikë, janë prioritet i realizimeve në vitin vijues, natyrisht duke kërkuar edhe mbështetjen e donacioneve qeveritare. Për Ali  Çekaj, shqetësim numër një është prerja ilegale e pyjeve dhe fati i keq i rreth 200 punëtorëve të NSH “GJeravica”, të cilët kanë mbetur në rrugë. “ Prerjet ilegale janë zvogëluar, por  ju në nivel të duhur dhe kjo pasuri nacionale po shkatërrohet”, është ankuar Çekaj, i cili njëkohësisht ka kërkuar sqarime se çfarë do të ndodhë me fatin e 200 punëtorëve të kësaj ndërmarrje shoqërore. Një shqetësim i tillë u dëgjua edhe nga Agron Berisha, Selman Shabanhaxhaj, Zymer Ukaj dhe pjesëmarrës të tjerë në debat. “Komuna ka dhënë të gjitha mundësitë për parandalimin e kësaj dukurie të vjetër dhe do të marrim të gjitha masat ligjore për zvogëlimin e saj në kufijëet e të mundshmes”, ka nënvizuar kryetari Selmanaj, i cili sa i përket problemit të “Gjeravicës” dhe punëtorëve të saj, ka thënë se tashmë nuk ka ndërmarrje shoqërore, por në funksion të mbrojtjes dhe kultivimit të pyjeve besojë se do të themelojmë një ndërmarrje publike komunale.