Republika e Kosoves

Deçan

Përzgjedhen sportistët e vitit,promovohen sukseset në fushën e sportit

2010/12/30 - 12:00

           Qeveria  Komunale në Deçan nën organizim të Drejtorisë për Kulturë ,Rini dhe Sport, ka organizuar manifestim sportiv në të cilin janë promovuar sukseset në fushën e sportit dhe ka përzgjedhur sportistët më të dalluar në të gjitha disiplinat sportive,

,ndërkohë komisioni përkatës,epitetin e sportistit më të mirë të vitit i ka ndarë Rexhep Dacit, futbollist i klubit fitbollistik ,,Deçani”.
Duke e vlerësuar vitin 2010 si vit i cili ka rikthyer traditën e sportit deçanas, meritat më të mëdha për aktivizimin e klubeve sportive dhe nderimin e infrastrukturës sportive, i janë dhënë të parit të komunës z. Rasim Selmanaj,i cili është nderuar me mirënjohje. Derisa, Avni Rexhaj, zyrtar për sport, ka përkujtuar se kthesat e shënuara gjatë këtij viti, sikurse dhe ndërtimin e infrastrukturës sportive në Irzniq, gurë themelin e stadiumit të qytetit,vazhdimi i punimeve të Palestrës sportive, ndërtimi i fushave sportive në dy shkolla fillore etj. Në këtë rast, kryetari Selmanaj, është zotuar për mbështetje të zhvillimit të sportit edhe në vitin e ardhshëm.
Pas Rexhep Dacit, i cili ka marrë epitetin e më të mirit, në listën e më të mirëve të këtij viti janë radhitur: Krijon Shehaj (taj boks), Ramadan Alaj, futbollist, Dafina Mushkolaj, hendbolliste, Adrian Tolaj,hendbollist,Ilirida Bereisha, atlete, Agron Cacaj, futbollist, Getuarda Haklaj, atlete, Granit Çekaj, futbollist, Donika Qorraj, hendbolliste dhe Kujtim Mehmetaj, hendbollist. Pedagogu më i mirë: Gani Dautaj,Kapiteni më i mirë: Shyqri Zeqiraj. Trajneri më i mirë: Avdullah Çekaj.
Me mirënjohje janë nderuar veteran të sportit, kompani të ndryshme  dhe mediume të cilat e kanë mbështetur sportin gjatë këtij viti.
 
 
.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

,