2010/09/22 - 12:00
Sipas Admir Hasanaj, drejtor i DSHP, dinamika e punimeve të realizimit të këtij projekti po realizohet sipas planifikimit.
“Nga 47 kilometra të rrjetit të gjithëmbarshëm, deri më tani gypat janë vendosur në rrjetin prej 20 kilometrash, kurse puna e vazhduar deri në fund të vitin do të shkurtojë ndeshëm kilometrat e këtij rrjeti”, ka treguar ai, duke shprehur i bindur se tash një vit do të përfundojnë të gjitha punimet. Sipas tij, në këtë rrjet do të futën 30 për qind e lokaliteteve të kësaj komune, duke numëruar këtu qendrën komunale, fshatrat Carrabreg i Epërm, Carrabreg i Poshtëm, Beleg, Llukë e Epërme, Lumbardhë, Llukë e Poshtme dhe Pozhar. Ai gjithashtu, paralajmëron mundësinë e kyçjes edhe të disa lokaliteteve tjera, varësisht nga konfiguracioni i rrjetit.
“Projekti i kanalizimit do të përurohet në shtator të vitit të ardhshëm”, ka premtuar Rasim Selmanaj, kryetar i Komunës, i cili pasi ka përmend koston e tij në vlerë prej mbi 2 milionë eurosh, ka thënë se “puna e filluar do të shkojë deri në fund”, duke shprehur gatishmërinë e tij, se nga buxheti i Komunës dhe nga donacionet do ti sigurojë të gjitha parat e nevojshme. Pasi është pajtuar se problemi i ujërave të zeza është shqetësimi numër një për qytetarët e kësaj komunë, kryetari Selmanaj, ka treguar se nga buxheti i komunës për sivjet ka ndarë edhe 60 mijë euro për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në fshatin Drenoc. “Rrjetin e kanalizimit në këtë fshat do ta ndërtojmë para se do të asfaltojmë rrugën Polana-Drenoc-Prejlep”, ka nënvizuar ai, ngase sipas tij praktika e deritashme e asfaltimit të rrugëve pa futur paraprakisht rrjetin e kanalizimit janë treguar shumë të kushtueshme. Ndryshe, për sivjet projekti i kanalizimit të ujërave të zeza ka në disponim 400 mijë euro nga buxheti komunale dhe 600 mijë euro donacione nga MAPH