Në QKMF, zbulohet mbishkrimi i dëshmorit Adem Ukëhaxhaj
2010/06/03 - 12:00
Rasim Selmanaj, kryetar i Komunës, Hilmi Haradinaj, Zeqë Ukëhaxhaj dhe Arif Tahirsylaj, me rastin e përvjetorit të rënjës, kanë bërë zbulimin e mbishkrimit të dëshmorit të kombit Adem Ukëhaxhaj, emrin e të cilit e mban Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Deçan.
Në praninë e familjarëve të dëshmorëve,pjestarëve të tri shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, udhëheqjes komunale, punëtorëve të këtij institucioni dhe të qytetarëve, për figurën e dëshmorit dhe veprimtarinë e këtij instuticioni ka folur Dr. Haki Shehaj, drejtor i DSHMS, i cili tha se “ eprori Adem Ukëhaxhaj, ishte njeri ndër luftëtarët e dalluar, i cili me përvojën e tij si epror i karrierës dha një kontribut të madhe në organizimin e luftës dhe betejave fitimtare deri në momentet e rënjës sublime të tij”. Ai, nënvizojë se institucioni i cili me krenari mban emrin e tij, është një shembull i punës së mirë në misionin e tij shëndetësor, i cili ofron shërbime cilësore për qytetarët e kësaj komune.