Republika e Kosoves

Deçan

Dy lagje në fshatin Strellc i Epërm së shpejti i gëzohen rrugës së Asfaltuar

2018/10/05 - 11:44

Lagjet Tahiraj dhe Krasniqi në fshatin Strellc i Epërm së shpejti do të jen lagje të cilat do të asfaltohen ketë e bëri të ditur Shefi i Sektorit të Shërbimeve  Publike z.Xhevat Lufaj.

Lufaj tha së në bashkëpunim më Ministrin e Infrastrukturës dhe Komunën e Deçanit ne kemi nisur punimet më kompaninë ,,Lika’’ në kuadër të projektit LOTI -1 për rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe asfalti minë këtyre dy rrugëve në fshatin Strellc i Epërm më gjatësi 1 kilometër e 200 metra. Kjo rrugë ka qen mese e nevojshëm për asfaltim ne  institucion komunal disa here kemi ber edhe mbushjen më zhavorr por gjatë stinës së vjeshtës dhe gjatë  dimrit  ka krijuar vështirësi në kalim sidomos për fëmijët.

Punimet e nisura për  asfaltim do të përfundohen sipas dinamike se parapare brenda pakë ditëve do të hedhet edhe asfalti tha Lufaj dhe për banorët e këtyre lagjeve do të  jetë më i lehët qarkullimin për në rrugët kryesore dhe lidhja më qytetin.