2018/11/27 - 2:37
Të nderuara familje të dëshmorëve, invalidë, veteranë, qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe kudo në botë,
Ju që me sakrificë e dashuri lartësuat me krenari flamurin kuq e zi në çdo lloj situate, gëzuar 28 Nëntorin-Ditën e Flamurit Kombëtar.
Me këtë flamur u fituan shumë beteja, me këtë flamur u vranë e u varrosën shumë dëshmorë, me këtë flamur u vunë themelet e shtetit tonë, Republika e Kosovës.
Vlerat tona kombëtare do ti kultivojmë e do ti ruajmë ndër breza .Gëzuar Ditën e Flamurit – Ditën e Festës së Madhe Kombëtare të 28 Nëntorit.
U bashkohem urimeve që sot Shqiptarët kudo që janë ndajnë me njëri tjetrin – Gëzuar dhe për shumë vejte Dita e Pavarësisë Kombëtare.
Sinqerisht nga kryetari i komunës Bashkim Ramosaj !