Republika e Kosoves

Deçan

Kryetari Ramosaj viziton dy shkolla : SHFMU ” Bajram Curri ” në Strellc të Epërm dhe SHFMU ” Dëshmorët e Kombit ” në Strellc të Ulët

2018/12/10 - 5:46

          Kryetari i komunës z. Bashkim Ramosaj , bashkë më drejtorin e Arsimit z. Qazim Maloku  dhe bashkëpunëtor të tjerë kanë vizituar dy shkolla SHFMU,,Bajram Curri,, në Strellc të Epërm dhe SHFMU ,,Dëshmorët e Kombit,, në Strellc  të Ulët.
          Gjatë kësaj vizite janë pa nga afër punimet që kanë ndodhur  në  këto dy shkolla : Në SHFMU ,,Bajram Curri,, në Strellc të Epërm është investuar në projektin e Efiqiencës së  Energjisë projekt ky i realizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim më Komunën e Deçanit në të cilën janë krijuar kushte dukshëm më të mira se sa ishin gjithënjë duke menduar në përmirësimin e kushteve të punës  edukativo arsimore në këtë shkollë .
          Ndërsa në SHFMU ,,Dëshmorët e Kombit,, në Strellc  të Ulët u panë punimet që janë ber si investim i drejt për drejtë i komunës së Deçanit dhe angazhimit personal të Kryetarit të Komunës z. Bashkim Ramosaj ku u pa qartë një punë e shkëlqyer në rregullimin e brendshëm dhe të jashtëm të shkollës  investime këto të cilat janë mirëpritur nga komuniteti , nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle sepse kushtet në ketë shkollë nuk ishin të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimorë.
          Pra pas këtyre investimeve u konstatua edhe nga vet drejtori i shkollë së është ber një punë e mirë në ndryshimin e kushteve në favor të procesit mësimor.
          Duhet theksuar se kryetari më bashkëpunëtorë  u pritën nga  drejtorët e të dyja shkollave z. Bashkim Berisha dhe z. Hysen Balaj.