Republika e Kosoves

Deçan

Mbyllet edicioni i 9-të i festivalit gjithëkombëtar ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’’Çmimi i parë shkon në Lushnje

2019/05/07 - 5:01

Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj,për tre net radhë  me dt. 04, 05 dhe 06 Maj ( E shtunë  E diel dhe  E hënë ) 2019 në Deçan është mbajt edicioni i 9-të më radhë të festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”.

Mbi 40 grupe shoqëri dhe Rapsodë do të jenë pjesë ë këtyre tri netëve të  festivalit Shqipëria e Jugut dhe e Veriut ,Tirana, Saradna , Vlora ,Gjirokastra ,Shkupi ,Rapsodët e Hasit ,Ansambli i Burrelit ,Grupi i Rapsodëve nga Deçani, Obiliqi, Skenderaj ,Vitia, Rahoveci ,Grupi nga Shqipëria –Lab ,Ansambli nga Tropoja,Ansambli Rugova, Grupi nga Istogu , Malisheva , Klina , Bajram Curri nga Krusha , ,Drenasi , Gjakova  dhe shumë grupe dhe rapsodë të cilët për tre net radhazi do të jen pjesë e këtij festivali në Deçan.

Të pranishmit  e këtij  festivali i përshëndeti kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj, ku ndër të tjera tha se në jemi këtu festojmë bashkë , këndojmë bashkë , ndërtojmë shtetin e ri falë gjakut të derdhur të dëshmorëve të kombit ku sot bashkë nderuam Heroi Gjeneral.Luan Haradinaj në 22 vjetorin e rënies dhe Veprimtarin e çështjes Kombëtare Ismail Haradinaj në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta. Duke u përkulur për veprat e tyre në na mbetet që amanetin tyre ta jetësojmë. Ramosaj foli edhe për korifet e folklorit shqiptar Dervish Shaqën e Demush Nezirin nga Lluka e Deçanit ku festivali ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen ’’ u kushtohet këtyre rapsodëve dhe gjithë rapsodëve tjerë .Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë peizazhin më të mrekullueshëm në botë.
Me këtë peizazh përmbyllëm edhe natën e fundit të festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”.

Më një fjalë përshëndetëse dhe duke ju uruar suksese pjesëmarrësve të këtij festivali të pranishmëve ju drejtua edhe Kryetari i Unionin  Artistik Shqiptar z.Azgan Haklaj.

Juria profesionale nuk e kishte edhe të lehtë të vendoste për çmimet sepse konkurrenca  ishte aq e madhe sa vështir ta zgjedhësh më të mirin më të mirëve .

Ndërsa juria profesionale  në përbërje të :

  1. Dirigjent- Ermir Dezdari –Kryetar Jurie
  2. Magjistër Kompozitorit- Kreshnik Aliqkaj
  3. Etnomuzikolog-Shaqir Hasi
  4. Mjeshtër i Madh- Koreograf -Deli Metalia

 

Dhe juria bën punën e tyre duke nxjerrë më të mirët nga të gjitha grupet dhe rapsodët që konkuruan.

 

  1. Çmimi i parë-“Dërvish Shaqa dhe Demush Neziri”-“Lushnja”-Lushnje,
    2. Çmimi i dytë-“AKV-Karshiaka”-Shkup”,
    3. Çmimi i tretë-“AKV-Drenica”

 

  1. Çmimi I Publikut –Qendrim Ajazi
  2. Këngëtari-ja me e mirë e festivalit –Merita Sahiti
  3. Rapsodët –më të mirë të festivalit –Jeton Fetiu dhe Kastriot Seferi
  4. Formacioni më i mirë i festivalit –AKV –Prishtina
  5. Orkestra më e mirë –Bajram Curri –Krush e Madhe
  6. Koreografia më e mirë e festivalit

Plav e Guci

Duflla Shkup

Tingujt e vendlindjes Stagov

  1. Veshjet më te kompletuara –Saranda
  2. Debitantet më të mirë të festivalit

Korab dhe Blend Halitaj-Skenderaj

  1. Pika më autentike e festivalit

Naim Krasniqi –Gani Hoxha

  1. Shoqëria më e kompletuar e festivalit-AKV-Prishtina
  2. Veteranët e festivalit

Isë Llapqeva e halil Bytyqi

  1. Grupi më skenik –Gryka e Kaqanikut-Kaqanik
  2. Grupi më karakteristika të veçanta në këtë festival

Shkolla e Gitares Mirella –Podujev

  1. Çmimi I karrierës

Bedri Salihu –Shkup

Guri Rroko-Mallakaster

  1. Vallja më e mirë

Valentina Hoti SHKA –Isa Boletini-Rogovë

  1. Vallja më autoktone -6Vitija

Drejtori i  këtij festivali z.Mustafë  Ramaj , falënderoi kryetarin e komunës z.Bashkim Ramosaj, nënkryetarin z.Sami Cacaj, DKRS ,për përkrahjen, bordin e festivalit dhe bashkëpunëtoret e tjerë që mundësuan që ky festival të mbyllet më sukses në edicionin e 9-të të tije.