Republika e Kosoves

Deçan

Nxënësit e klasave të IX-ta ju nënshtruan sot testit të Arritshmerisë

2019/05/31 - 3:20

477 nxënës të  18 Shkollave të Mesme të Ulëta të Komunës së Deçanit ju nënshtruan sot testit të arritshmerisë. Ky test u mbajte në dy objekte  të ndara në Gjimnazin ,,Vëllezërit Frashëri’’ dhe SHMTP,,Tafil Kasumaj’’.

Drejtori i DKA-së z.Bekim Vishaj, më bashkëpunëtorë kanë qëndruar në këto dy shkolla ku dhe është mbajte testi për të pa nga afër .Drejtori Vishaj ka përgëzuar mësidhënsit dhe drejtorët për  angazhimin e tyre  në përgatitjen e duhur që nxënësit t’i nënshtrohen Testit Arritshmerisë.

Qëllimi i matjes së arritshmërisë nuk ka të bëjë vetëm me matjen e arritshmërisë, por edhe me verifikimin e gjendjes dhe marrjen e masave për të ngritur cilësinë. Përgatitjet kanë shkuar mirë. Dhe presim rezultate reale.  Të gjithë jemi të interesuar që në klasat tona mësimdhënësi të shtojë përgjegjësinë sepse mësimdhënësi nuk është vetëm  një i punësuar, por përtej kësaj”, ka thënë   Vishaj .