2019/06/11 - 1:23
SHFMU ,,Lidhja e Prizrenit’’ në Deçan ka shënuar 110 vjeturinë e themelimit. Të pranishëm në shënimin kësaj dite më rendësi ishin Drejtori i DKA-së z.Bekim Vishaj, me bashkëpunëtorë , drejtor shkollash , mësimdhënës , prindër dhe nxënës .
Drejtoi i DKA-së z.Bekim Vishaj ,në emerë të kryetarit të Komunës z.Bashkim Ramosaj , përshëndeti të pranishmit në ketë datë të rëndësishme në kuadër të shënimit të 110 vjetorit të themelimit të këtij tempulli të dijës , duke i përgëzuar mësimdhënësit dhe nxënësit ,tha se në si Institucion Komunal jemi duke ber përpjekje për krijimin e kushteve si për nxënës po ashtu edhe për mësimdhënës , kjo shkollë që ka nxjerr gjenerata të tëra se shpejti do të ketë një objekt të ri i cili do ti plotësoi të gjitha kushtet më standarde Evropiane e ne vazhdimësi duhet kërkuar cilësi më të lartë mësimore.
Edhe drejtori i SHFMU ,,Lidhja e Prizrenit’’ z.Qazim Maloku , duke i uruar mësimdhënësit dhe nxënësit për ketë datë të shënuar tha se ne jemi duke ber përpjekje të vazhdueshme për ngritje të cilësisë mësimore e ketë e bëjmë në koordinim më DKA-në , mësimdhënës , nxënës dhe prind.
Për ketë datë të shënuar u shfaq një program i pasur kulturo-artistik i përgatitur bashkë më mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle.