Republika e Kosoves

Deçan

Është mbajt mbledhja e VI-të e rregullt e Asamblesë Komunale

2019/06/27 - 3:06

Të pranishëm në ketë seancë të rregullt ishin   Drejtorë të drejtorive përkatëse  përfaqësues të OSBE-së  dhe qytetarëve të interesuar u debatua për disa pika më rëndësi për Komunën tonë.

Për këtë seancë të rregullt ishte propozu ky rend pune:

Rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
    Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2020-2022,
    3. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft Planit të punës së Komitetit të Komuniteteve 2019,
    4. Shqyrtimi dhe miratim i Projekt-Rregullores Komunale për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në Komunën e Deçanit,
    5. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për emërimin e rrugëve dhe marrja e vendimit për emërim të rrugëve,
    6. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar është diskutuar lidhur më Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2020-2022, për të cilën pikë të rendit të ditës sqarimet e duhura i dha drejtori për Buxhet dhe Financa z.Agron Demukaj, duke ju ber më dije sa janë mbajt tri takime të veçante dy më sektorin e Arsimit dhe një më Shëndetësi , lidhur më (KAB) duke dhen  prapë si shqetësim mbulimin e pagave të minusit në arsim edhe për 3 vitet e ardhshme por në ane tjetër bëri të ditur se është menduar mirë lidhur më ndarjen buxhetore dhe planifikimet për realizim të projekteve deri në vitin 2022, të cilat nuk paraqesin ndonjë komplikim buxhetorë  gjatë implementimit. Ndryshe buxheti i komunës së Deçanit për vitin 2020 në total është 9,561,594.00€ ,që në vitet  në vijim do të shënoi rritje .Për këtë pikë të rendit të ditës  është debatuar nga asambleistët e të gjitha subjekteve politike ndërsa më shumicë votash është miratuar.

Ne këtë tabel shihen projekte e propozuara për 2020/2022

 

Seanca është vazhduar më një debat nga asamblistët më rekomandimet  tyre lidhur më  Draft –Rregullore Komunale për Caktimin e Orarit të Punës për Subjektet Afariste në Komunën  e Deçanit .Ani pse për ketë pikë të rendit të ditës është diskutuar edhe në seancën e kaluar po ashtu i është nënshtruar edhe Debatit Publik, prapë nuk ka mare votën e asambleitëvë por është kërkuar që rekomandimet e dhëna sot të inkorporohen  në ketë Draft Rregullore dhe në seancën e radhës   diskutohet dhe të aprovohet.

Në ketë seancë me vota unanime është votuar pika e 3-të e rendit të ditës .

Ndërsa  nga komisioni për emërim të rrugëve , rrugicave dhe shesheve është ber e ditur se janë riemëruar dy rrugë dhe një është emëruar.

Më pëlqim të komunitetit të fshatit Prokolluk dhe më miratim të komisionit rruga ,,Dëshmorët e Lirisë’’ është emëruar më emrin e Dëshmorit ,,Beg Rizaj ’’

Më kërkesën e fshatit Carrabreg i Ulët, është ber riemërimi i rrugës nga rruga më emrin ,,Likaj ,, më emrin ,,Beçë Likaj’’ dhe  më kërkesën e fshatit Gllogjan është emëruar  një rrugë më emrin e Rapsodit  Kadri Moni.

Kjo pikë e rendit të ditës më shumicë votash është miratuar.

Në të ndryshme janë diskutuar një sere çështjesh më rendësi nga asmableistët por që kanë marre edhe përgjigjejen e duhur nga zyrtarët kompetent të dikastereve përkatëse .