2019/07/20 - 8:54
Në kuadër të aktiviteteve ,,Ditët e Diasporës 2019’’ Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Grupi Lokal i Veprimit (GLV) “Gjeravica“, organizojnë aktivitetin tradicional“Dita e Qethjes së Deleve,2019 ’’
Shqiptarët me shumë mundime i kanë ruajtur gjithmonë traditat, e po i ruajmë edhe në ditët e sotme.
Në bjeshkën e Strellcit, sot ishte “Dita e Qethave”, rit tashmë tradicional, i cili ruhet e kultivohet në viset tona ndër shekuj. Vlen të theksohet se kjo festë gjithmonë ka qenë traditë dhe ç’do vit organizohet me qëllim që t’i bashkojë gjithë qytetarët dhe bashkatdhetarët e komunës së Deçanit për të festuar, duke promovuar kulturën dhe traditën tone .
Nga të pranishmit u tha se ruajtja e kësaj tradite do të ketë efekt pozitiv edhe në stimulimin e fermerëve në zhvillimin e blegtorisë në këto anë , po ashtu ndikon në përmirësimin e kushteve të banorëve të cilët qëndrojnë gjatë sezonit të verës në këto bjeshkë, njëkohësisht ndikon në ruajtjen e riteve tradicionale po ashtu të rinjtë të njihen më ritet tradicionalë shekullore te të parëve tanë. Ky rit i qethjeve të deleve u festua me këngë, valle dhe ushqim tradicional.