2019/10/17 - 2:09
Për Drejtoreshën e kësaj shkolle znj.Besarta Tahirukaj, ky investim i z.Maxhun Tahirukaj, nga po ky fshat ka qen i mirëseardhur më vet faktin se nxënësit tashmë kanë një urë kalim të veçantë duke evituar rrezikun nga automjetet që frekuentojnë ketë rrugë e cila lidhë direkt më fshatin Isniq. Mësimdhënësit ,prindërit po ashtu edhe nxënësit janë falënderuarës ndaj z.Maxhun Tahirukaj, për ketë investim me mjete nga bugjeti i tij familjarë.
Edhe drejtori i DKA-së z.Bekim Vishaj , më bashkëpunëtor i cili ishte i pranishëm në ketë ceremoni tha se një investim të tillë e vlerëson shumë duke shtuar se kjo urë shtonë sigurinë e nxënësve dhe në emër të Institucionit Komunal falënderoi donatorin për ketë gjest human.
Vlen të theksohet se pos vendosjes së urës janë vendos edhe shenjat e komunikacionit .