2019/12/27 - 10:30
Duke e ditur se QKMF ,,Adem Ukëhaxhaj’’ në Deçan gjate ter vitit përballet më një fluks të madh të qytetarëve dhe stafi i QKMF-së, ç’do here është i gatshëm të jetë në shërbim të tyre , kryetari Ramosaj më bashkëpunëtorë ka vizitu QKMF-në ku është pritë nga drejtoi Dr.Selmon Berisha, dhe stafi punues mjek , infermier etj. Gjatë këtij takimi të përbashkët u njohë edhe më punën e kësaj shtëpie të madhe gjatë këtij viti , specifikat e punës , shërbimet që kryhen , kërkesat e tyre , ku sfidë vazhdon të mbetet furnizimi më barna esenciale dhe kërkesat e shumta të qytetarëve. Marrë në përgjithësi nga raporti i punës është për tu lavdëruar një punë më përkushtim , një staf i përgatitur , gjithmonë në shërbim të qytetareve.
Jemi dukë ber përpjekje të vazhdueshme që çdo ditë e më shumë të krijojmë kushte më të mira si për stafin mjekësorë po ashtu edhe për qytetarët që frekuentojnë QKMF-në tha Ramosaj e kjo behet fal një bashkëpunimi të mëri me Institucionit Komunal dhe QKMF-së .
Një falënderim të madh për secilin nga ju!
Punë të mbarë, e suksese në vitin 2020!