2022/11/19 - 10:34
Kryetari i komunës, z.Bashkim Ramosaj ka qëndruar për disa ditë në vizitë zyrtare në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai u takua me zv.Sekretarin e Shtetit të IOWA-së, z.Michael Ross, me të cilin diskutuan shumë çështje që kanë të bëjnë me përforcimin e bashkëpunimit mes vendeve tona.
Në korrik të këtij viti, një delegacion nga lowa kishte vizituar Kosovën me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe binjakëzimit mes qyteteve tona.
Gjatë vizitës në shtetin e IOWA-s, kryetari së bashku me kolonelin e Gardës Kombëtare të Ushtrisë së IOWA-s, z. Todd Jacobus, njëherit Drejtor Ekzekutiv i Departamentit të Çështjeve të Veteranëve në Iowa dhe Komandant i Shtëpisë së Veteranëve në Iowa, vizituan Shtëpinë e Veteranëve të IOWA-s dhe poashtu u takuan me anëtarët e Legjonit Amerikan në qytetin e Marshalltown.
Në qytetin e Ames, z.Bashkim Ramosaj mori pjesë në takimin vjetor të Iowa-Yucatan/Iowa Sister States, ku pati rastin të takoj edhe përfaqësues të shteteve tjera.
Ai pati pati kënaqësinë që të prezantoj qytetin e Deçanit në Universitetin e Shtetit të IOWA-s!
Kryetari Ramosaj së bashku me shefen e kabinetit, znj.Manjolla Shala vizituan Korporatën Vermeer, ku patën rastin të shohin nga afër një teknologji të avancuar të makinerive ndërtimore, me të cilët po fillojmë një bashkëpunim së shpejti!
Gjatë kësaj vizite ata takuan edhe drejtoreshën për Zhvillim Ekonomik të qytetit të Norwalk, znj. Hollie Zajicek, për të cilën shprehi mirënjohje për gatishmërinë për bashkëpunim me qytetin e Deçanit.
Poashtu takuan anëtaren e Këshillit, znj. Jaki Coye Livingston, z. Greg Staples dhe z. Kirk Westvold.
Nder dhe kënaqësi, siç u shpreh kryetari Ramosaj, i cili u prit nga kryetari i komunës së Mason City, z. Bill Schickel, për të realizuar bashkëpunimin në kuadër të binjakëzimit të dy qyteteve tona.
Ai theksoj se ndihet tejet i lumtur që Deçani dhe Mason City tanimë janë dy qytete që kanë përfituar nga projekti Iowa Sister States.
Në vazhdën e takimeve kreytari Ramosaj, pati kënaqësinë që së bashku me anëtarin Këshillit të Qytetit, z. Joshua Masson, të vizitojë sektorin e Arsimit, Sportit dhe Kulturës, ku mori shpjegimet e duhura dhe përvojat që na duhen në qytetin tonë.
Kryetari Ramosaj morri pjesë në takimin e Këshillit Bashkiak të Mason City, ku pati rastin të prezantoj qytetin e Deçanit, me ç’rast u diskutua për formën dhe arsyet e bashkëpunimit mes qyteteve tona.
Kryetari Ramosaj gjatë kësaj vizite, padyshim që takoj edhe zyrtarët e shtetit tonë.
Pas takimit me ta, kryetari Ramosaj u shpreh se është nder për Kosovën që përfaqësohet nga njerëz kaq të përkushtuar për punë, siç janë konsulli ynë në Iowa, Shefi i Misionit z. Artan Duraku dhe Diplomati z. Fatmir Rrahmanaj.
Gjatë kësaj vizite, kryetarit të Komunës, z.Bashkim Ramosaj i është dhuruar çelësi i qytetit nga kryetari i Mason City, z.Bill Schicket, ndër dhuratat më të çmuara që ky qytet ndan.
Kjo vizitë ishte nga vizitat më të çmuara dhe e rëndësisë së veçantë, e cila do të ndikojë në zhvillimin e qytetit tonë e njëkohësisht në përforcimin e bashkëpunimin mes shtetit tonë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.