Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj sot beri hapjen e fushatës për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit, në një takim informues me gratë e Komunës së Deçanit dhe vizitë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Kjo fushatë ka për qëllim ndërgjegjësimin e grave për parandalimin, trajtimin dhe kujdesin që duhet treguar për këtë sëmundje. Aktivitete të tjera do të mbahen gjatë gjithë muajit.
Inkurajojm të gjitha gratë që të bëjnë kontrolle të vazhdueshme pasi që zbulimi i hershëm është mbijetesë.