Kryetari Ramosaj priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Jonathan Hargreaves
2024/10/11 - 2:54
Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj i shoqërua nga udhëheqësja e ekipit që mbulon Kosovën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, znj. Helen Walker, zyrtarin për zbatim të projekteve dhe politikave në Ambasadë, z. Vladimir Jovanovic dhe zyrtarin për komunikim, z. Ardian Nrecaj.
Me Ambasadorin Hargreaves biseduan për zhvillimet në Komunën e Deçanit, projektet e realizuara, prioritetet e komunës drejtë zhvillimit ekonomik, e po ashtu edhe për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet qyteti ynë.
Kryetari Ramosaj shprehi mirënjohjen ndaj mbështetjes së pa rezervë të Mbretërisë së Bashkuar, si një prej aleatëve kryesor të Kosovës dhe një prej shteteve më të fuqishme në Evropë.
Falënderojm Ambasadorin Hargreaves për vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunim!