Republika e Kosoves

Deçan

Kryetari Ramosaj me Ministrin e Zhvillimit Rajonaj vizituan fillimin e punimeve për “Zipline” – in

2024/10/17 - 9:22

Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj së bashku me Ministrin e Zhvillimit Rajonaj, z. Fikrim Damka vizituan fillimin e punimeve për “Zipline”-in më të gjatë në rajon, me një gjatësi prej 1,107 metrash, që fillon në rrugën për bjeshkë të Belegut dhe përfundon në rrugën për bjeshkë të Isniqit (Roshkodol, Zllonopoj dhe Milishevc).
Projekti “Zhvillimi i turizmit në Komunën e Deçanit – Produktet turistike në Fshatin Alpin Bjeshkatar” është mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, në bashkëpunim me fondet buxhetore të Komunës së Deçanit.
Falënderojm Ministrin Damka për mbështetjen financiare të këtij projekti madhor, i cili luan një rol të veçantë në zhvillimin e turizmit në qytetin tonë.
Ky projekt është realizuar nga Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim, me drejtorin Isuf Demhasaj, në kuadër të thirrjes nga Ministria e Zhvillimit Rajonal për Programin për Zhvillim Rajonal (PZHR) 2024, për pr