U mbajt mbledhja e X-të e KPF-së
2024/10/29 - 9:23
Mbledhjen e udhëheqi, z. Florim Mataj. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF- së, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, drejtori për Arsim, z.Besnik Hulaj dhe zyrtar tjerë.
Në këtë mbledhje u diskuta për këto pika:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kuluar;
2. Shqyerimi i Raportit nëntë mujor financiar;
3. Shqyrtimi i Draft – Planit Zhvillimor të Arsimit 2024-2027;
4. Shqyrtimi i kërkesave;
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera. Të gjitha pikat kaluan për shqyrtim në seancën e rregullt të mbledhjes së Kuvendit, e cila do të mbahet me datë: 30.10.2024.