Komuna e Deçanit prezantoi potencialin turistik në panairin tre ditor të organizuar nga Philoxenia HELEXPO në Selanik Greqi
2024/11/19 - 11:14
Panairi filloi më 14, 15 dhe 16 nëntor dhe ishte edicioni i 39-të, këtë herë me një organizim të nivelit më të lartë sipas standardeve ndërkombëtare.
Gjatë këtij panairi, drejtori për Zhvillim Ekonomik, z. Isuf Demhasaj pati mundësinë t’i njoftojë pjesëmarrësit me vendet më atraktive të qytetit të Deçanit, si dhe të krijoj kontakte me shumë përfaqësues nga kompanitë e turizmit dhe shtete të tjera që ishin të pranishme.
Kjo pjesëmarrje e Komunës së Deçanit u mundësua nga bashkëpunimi i ngushtë me kompaninë Ceo nga Kosova, me të cilën janë zhvilluar edhe aktivitete të tjera, si panairi në Prishtinë në muajin prill të këtij viti.
Po ashtu, gjatë këtyre 3 ditëve, drejtori Demhasaj zhvilloi disa takime me përfaqësues të rëndësishëm, si Ambasadori i Kosovës në Greqi, z. Fitim Gllareva dhe akterët të tjerë të turizmit ndërkombëtar.