Republika e Kosoves

Deçan

Afër 4000 mijë kërkesa të natyrave të ndryshme janë përfunduar në drejtorin për Gjeodezi Kadastër dhe Pronë

2019/01/14 - 3:41

Drejtoria për Gjeodezi Kadastër dhe Pronë në komunën e Deçanit brenda vitit 2018 ka shqyrtuar  3749 kërkesa të natyrave të ndryshme, këtë e bëri të ditur Drejtori i këtij dikasteri z.Agron Muslijaj .

Muslijaj  tregon se si drejtori jemi të koordinuar mjaftë mirë që  në afat kohorë të përfundojmë të gjitha lëndët të cilat vijën si kërkesë e qytetarëve të komunës së Deçanit .

Të përfundohen të gjitha këto kërkesa do të thotë se duhet të jesh i gatshëm të përballesh më specifika  e secilës kërkesë veç e veç duke ju përshtatur edhe aftit kohorë

Lëndët të cilat janë shqyrtuar në vitin 2018 janë:

Ndërrim pronave  439, hipoteka 27,fshirje e hipotekave 25,azhurim i lëndëve në teren 248,certifikata 3010 që në totalë përbejnë  3749 lëndë .

Vlen të theksohet se puna me përkushtim gjithmonë sjell edhe rezultat të kënaqshëm .Si udhëheqës i këtij dikasteri jam i kënaqur më përkushtimin e punëtorëve për të qen sa më afër qytetarëve në shërbimin tyre sa më efikase.