Republika e Kosoves

Deçan

Asfaltohet rruga në brendi të fshatit Beleg

2018/06/14 - 10:49

Sot është riasfaltuar rruga në brendi të fshatit Bleg me ketë raste  kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj, më bashkëpunëtor si dhe banorë të këtij fshati ishin prezent  për të  parë nga afër  punimet në asfaltimin e kësaj rruge .

Me këtë rast, kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj tha se ky është një projekt i një rëndësie të veçante për banorët e fshatit Blege dhe fshatrave tjera që frekuentojnë në këtë rrugë . Deri më tani ishin pengës ujërat e zeza tashmë edhe ky problem është zgjidh .Me asfaltimin e kësaj rrugë infrastruktura në fshatin Bleg është përmbyll dhe banorët e këtij lokaliteti e kanë më të lehët qasjen si në qytet po ashtu edhe në fshatrat e përafërta . Rruga  në gjatësi   1100 metra e cila është riasfaltuar  sot është investim   i komunë së Deçanit.