2022/02/07 - 3:55
Sot, Kryetari i Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj, Drejtori i Bujqësisë z.Rifat Stojkaj dhe Drejtoresha e Buxhetit znj.Dafina Cacaj kanë takuar organizatën OZHR ,,Mëshqerra”.
Ata bashkë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me OZHR “Mëshqerra” në lëminë e blegtorisë, në të cilin bashkëpunim 22 fermerë do të përfitojnë nga një lopë qumështore në kontigjentin e parë dhe 45 të tjerë në kontigjentin e dytë.
Afati për aplikim fillon nga sot datë: 07.02.2022 dhe zgjatë deri më datë: 18.02.2022. Aplikacionet dorëzohen në zyrën e Drejtorisë së Bujqësisë nr:34 në katin e tretë të Komunës së Deçanit.
Ju ftojmë që të aplikoni!
Në vendimin me posht gjeni kriteret e aplikimit !