Republika e Kosoves

Deçan

Deçani meriton të jetë qytet ekologjik

2018/09/15 - 3:35

Më moton “Të kujdesemi së bashku për Deçanin ekologjik” edhe në Deçan, ka nisur aksioni për pastrimin e qytetit dhe largimin e të gjitha deponive të krijuara kudo neper fshatra .Këtij aksioni ju bashkuan qyteza të shumët ,organizata jo qeveritare, përfaqësues të këshillit te bashkësisë islame ,nxënës , mësimdhënës , drejtor shkollash,përfaqësues nga QKMF-ja asambleistë dhe zyrtar komunal.

Këta vullnetarë u ndanë në 4 grupe për të vazhduar aksionin për pastrimin e qytetit të Deçanit dhe rrethinës. Po ashtu 18 shkolla të komunës së Deçanit më nxënës dhe mësimdhënës ju bashkuan këtij aksioni duke pastruar ambientet afër shkollave si dhe rrugët në brendi të fshatrave .

 

Këtij aksioni ju bashkua edhe kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj, i cili falënderoj pjesëmarrësit e këtij aksioni, duke theksuar se të gjithë mund të kontribuojmë për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, gjithashtu theksoj se komuna do të vazhdoi edhe në ditët e ardhshme për pastrimin e 34 deponive ilegale të identifikuar ku pastrimi i tyre do të bëhet sipas planit dinamik të hartuar nga Drejtoria për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike. Gjithnjë sipas kryetarit Ramosaj, prioritet komuna  i ka dhëne mirëmbajtjes dhe pastërtisë së qytetit si dhe avokimit për mbrojtjen e mjedisit.

 

Vlen të theksohet se pos pastrimit të qytetit dhe të gjitha fshatrave nga vullnetaret e këtij aksioni,sot u pastruan dy deponi ilegale në: fshatin Baballoq dhe në lokacionin të Ujtë e Thartë “Gushavci”. Ky Aksioni i nisur sot do të vazhdoi deri më 15 Dhjetorë  ku do të mbyllet edhe deponia e fundit e krijuar në komunë e  Deçanit.