Deri në fundvit realizohen 25 projekte me rendesi jetike për qytetaret Deçanas
2010/10/26 - 12:00
Në Deçan po bëjmë ndryshime të mëdha ,duke shfrytëzuar racionalist mjetet buxhetore të komunës dhe donacione bukur të mëdha nga ministria dhe Qeveria e Kosovës,
si dhe ato të ndërkombëtarëve ‘’,ka than kryetari Selmanaj ,duke i numëruar disa nga projektete kapitale ,të cilat janë realizuar kohëve të fundit ,asfaltimi i rrugës së Hulajve ,Deçan-Carrabreg kurse këtë javë edhe fillimi i punimeve në asfaltimin e rrugës në Drenoc ,kanalizimin e ujërave të zeza në këtë fshat dhe ujësjellësi në fshatin Isniq. Selmanaj pasi është shprehur i kënaqur me dinamikën e punimeve në realizimin e projekteve tjera kapitale siç është kanalizimi i ujërave të zeza për Deçanin dhe 6 vendbanime të tjera , ka treguar se së shpejti do të fillojnë punimet në asfaltimin edhe të dy rrugëve të tjera. Duke folur për projektin e përuruar nder të tjera tha se deri në përfundim të vitit 2010 do të realizohen edhe 25 projekte më rendësi jetike për qytetaret e kësaj komune.