Republika e Kosoves

Deçan

Dy Strellcet brenda vitit do të kenë ujë të pijes

2018/05/15 - 3:25

Strellci i Epërm dhe Strellci i Ulët përfundimisht do ta zgjidhin problemin e ujit të pijes, problem ky që i ka shqetësuar  deri më tani. Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj, ka pritur sot në  takim z.Agron Tiganin Drejtor Operacional.i kompanisë Rajonale ,,Hidrodrini’’  në Pejë më bashkëpunëtorë dhe ,z.Nazmi Selmanaj   drejtori kompanisë “Hidrodrini’ në Deçan ,përfaqësuesit e fshatrave Strellc i Epërm dhe Strellc i Ultë. Bashkë të gjitha palët u dakorduan për fillimin implementimit të projektit  në vlerë prej 400,000 euro i cili pritet të realizohet gjatë këtij viti.