2018/05/10 - 4:50
E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë z.Haki Shehaj , është mbajte mbledhja e jashtëzakonshme e Asamblesë Komunale më të vetmen pikë të rendit të ditës
Zona e veçantë dhe zhvillimi ekonomik i Deçanit
Kryesuesi i Asamblesë z.Haki Shehaj, pasi kërkoi nga asamblistët që të miratohet ky rend pune fjalën ja kaloi kryetarit të komunës z.Bashkim Ramosaj , ku sqaroi edhe qëllimin e kësaj seance të jashtëzakonshme, shqetësimin si kryetra i komunës e paraqiti para deputetëve , mediave , OSBE-së , ekzekutivit dhe legjislativit komunal dhe qytetarëve të pranishëm si dhe përfaqësuesit nga komuna e Plavës i cili ishte prezent z.Tahir Gjonbalaj. Pos kryetarit shqetësimet e tyre në ketë seancë i kanë paraqitur edhe deputet Florim Mataj-AAK i cili ka qen edhe iniciatorë për ketë seancë, Rifat Stojkaj-AAK, Albana Avdiaj –AAK, Erdogan Dautaj-AAK , Agnesa Vokshi-AAK , Erblina Taharija-AAK , Fatmir Kurmehaj-AAK dhe Mon Selmanaj –PDK.
Se ne nuk duam pengesa në zhvillimin ekonomik të komunës së Deçanit , duam infrastrukturë rrugore , ne asnjëherë nuk kemi qen pengesë për tempujt fetarë , kërkojmë mirëkuptimin e të gjitha institucioneve që të jene më sy hapë në këtë drejtim më të vetmin fakt se mbi 40 mijë banorë sa ka komuna e Deçanit kërkojmë jetë më te dinjitetshme dhe zhvillim.
Të gjithë deputetet pozitë opozitë qëndrimin e kryefetarit e kanë mbështetur unanimisht
Në fund është formuar grupa punuese nga deputetet dhe ekzekutivi në ketë përbërje:
1.Bashkim Ramosaj –Kryetar
2.Halil Tolaj –Egzekutivi
3.Haki Shehu –Kryesuesi
4.Lirie Zukaj-AAK
5.Florim Mataj-AAK
6.Mon Selmonaj-PDK
7.Fatmir Kurmehaj-LDK
Ky grup punues nxori këto rekomandime të cilat bashkë më materialin të cilin e prezantoi kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj, do ti drejtohet KZM-së (Këshillit Zotues dhe Monitorues )