Republika e Kosoves

Deçan

Është mbajte nata e dytë e festivalit ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen ’’

2021/08/08 - 12:14

Ësht mbajt nata e dytë e jubileut të  e festivalit gjithëkombëtar ,, Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen ’’

Për të nisur natën e dytë të këtij festivali i pranishëm ishte i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj , nënë kryetra z.Sami Cacaj  më bashkëpunëtor ,Gjeneral.Abdyl Mushkolaj , familjare të rapsodëve Dervish Shaqa e Demush Neziri ,deputet ,asamblesit ,bashkatdhetarë ,qytetar të shumtë adhurues të këngës së bukur shqipe.

 Juria profesionale në  përbërje :

  1. Ermir Dezdari –Kryetar Jurie –Mjeshtër i Madh
  2. Enida Çami –Mjeshtër i Madh –Drejtoreshë e përgjithshme e Unionit Artistik të Kombit Shqiptarë
  3. Deli Metalijaj –Koreograf-Mjeshtër i Madh
  4. Shaqir Hasi –Etnomuzikolog
  5. Kreshnik Aliqkaj –magjistër në fushën e Kompozimit

Kjo juri do të zgjedh më të mirët nga e këtij edicioni jubile.

 

SH.K.A dhe rapsodët që konkurruan mbrëmë ishin:

1.Grupi Polifonik –Gjergj Arjaniti –Mallakaster

2.Rapsodet: Lutfi Istogu ,Ragip Hasani –Polluzhë

3.SH.K.A ,,Anadrini’’-Rahovec

4.Ansambli i Këngëve dhe Valleve ,,Drenica’’ –Skenderaj

5.Rapsodet:Hafir Plakiqi –Fadil Zena –Drenas-Kaqanik e Boletin

6.Ansambli i Folklorit –,,Selman Kadria ‘’-Istog

7.Ansambli Artistik –Hazis Ndreu (Nderi i Kombit)-Tiranë

Edhe mbrëmë natën e dytë të festivalit gjithëkombëtar ,,Eshk e ndezur mbi Shkëlzen’’ e nisem më Grupin e këngëve dhe valleve nga Deçani nën koreografin e z.Genc Tetaj të cilët ishin jashtë konkurrimit .

Më një këngë kushtuar Dëshmorit Beg Rizaj të pranishmit e këtij festivali i ka përshëndetur bashkat dhetarja dhe këngëtarja Shkurte Hadergjonaj.

Festivali folklorik gjithëkombëtar “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzenin” i dedikohet rapsodëve të folklorit shqiptar, Dervish Shaqa e Demish Neziri, do të mbyllët sonte me dt.08.08.2021,në natën e tretë finale ku do të prezantohen edhe grupe të tjera nga të gjitha trojet shqiptarë.Juria do të bej  vlerësimin e tyre dhe mbas konkurrimit do të ndahen edhe çmimet. Nata e tretë nisë në ora 19:00