Republika e Kosoves

Deçan

Gjendja e sigurisë e qetë , kërkohet përkushtim më i shtuar për prerjet ilegale të pyjeve në takimin e rregullt të KKSB-së

2019/04/19 - 3:29

Sot, në Komunën e Deçanit u mbajt mbledhja e dytë e  KKSB-së për vitin 2019  (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi).
Të pranishëm ishin anëtarët e KKSB-së dhe përfaqësues nga OSBE, dhe KFOR-it .

Fillimisht Kryetari Bashkim Ramosaj ,njëherit  edhe kryesues i këtij këshilli hapi mbledhjen duke i përshëndetur të pranishmit, pastaj hedhi në votim rendin e punës, me ç’rast edhe u aprovua.

1.Çështja e sigurisë në komunën e Deçanit

2.Të ndryshme

Pas Miratimit të rendit të punës kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj, i uroi mirëseardhje komandantit të  ri  të Stacionit Policor në Deçan Kapiten. Faik Jahmurataj .

Duke e vlerësuar se çështja e sigurisë është e kënaqshme ndër të tjera tha muaji mars ka qen pak shqetësues për komunën e Deçanit kishim mbi 81 zjarre të ndezura nga pakujdesia e qytetarëve por falë përkushtimit të njësitë të zjarrfikësve po ashtu edhe KFOR-it  dhe qytetarëve vullnetarë ne kemi arritur që këto zjarre ti lokalizojmë pa shkaktuar dëme të mëdha dhe humbje në njerëz. Shqetësuese mbetet  dukuria e vazhdueshme për prerjen ilegale të pyjeve dhe një herit potencoi se kjo dukuri duhet të evitohet duke i forcuar më tepër mekanizmat Polici, Agresionin e Pyjeve , Agjensionin e Parkut Kombëtar që kjo dukuri të evitohet tërësisht .

Për kryetarin  Ramosaj shqetësim mbet mos vetëdijesimi  i qytetarëve për hedhjen të mbeturinave dhe krijim te deponive të egra të cilat nuk e pasqyrojnë komunën e Deçanit  ashtu siç i ka hije .Nga ky takim kërkoi vetëdijesim të qytetarëve po ashtu përkushtim nga organet e  sigurisë duke shtuar që shqiptimi i gjobave mandatorë vetëm sa ka nisur dhe nuk do të ketë faljen çoftë për individ ekonomi familjare dhe subjekte afariste.

Edhe komandanti i Stacionit Policorë në Deçan Kapiten.Faik Jahmurataj, tha se pas marrjes së kësaj detyre kam ber një analizë të përgjithshme duke i analizuar takimet e më hershme dhe statistikat e punëve operative ne kuadër të këtij stacioni të cilat janë në interes të qytetarëve , dhe kam konstatuar se gjendja e sigurisë në komunën e Deçanit është në nivelin e duhur , ndërsa sa i përket prerjeve ilegale të pyjeve duhet të veprojmë për uljen e kësaj dukurie apo në vazhdimësi heqjen tërësisht të kësaj dukurie dhe  kërkoi nga ana juaj dhe e gjithë  qytetarëve që të rrisin besimin ne Policin e Kosovës sepse duke bashkëpunuar ne rrisim nivelin sigurisë dhe zbardhjen e rasteve të cilat raportohen.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim z.Izet Zenuni, bëri të ditur se së shpejti do të nisin punimet për rregullimin e rrugës kryesore të qytetit ne si drejtori jemi duke punuar harta për informim të qytetarëve dhe kërkojmë bashkëpunim edhe më polici që pas vendosjen se hartave edhe policia të jete e gatshëm ne bashkëpunim për orientuar qytetarët që të  shfrytëzojnë rrugët dytësore  në qytet.

Po ashtu në fund të këtij takimi kryetari Ramosaj beri të ditur se nga rekomandimi i takimit paraprak të KKSB-së lidhur më shqetësimin nga  qentë endacak ne ju kemi referuar Agjensionit të Veterinës dhe ushqimit për ketë shqetësim  më janë dhanë premtime se do të mirët parasysh shqetësimi ynë në evitimin  kësaj dukurie se shpejti..

Po ashtu z.Ramosaj bëri të ditur se brenda pak ditëve do të nisin punimet për rregullimin e rrugëve të bjeshkëve të komunën së Deçanit janë ënda mjete në vlerë 300 mijë euro dhe besojmë se më këto mjete sadopak këto rrugë të rregullohen për një qasje më të lehtë dhe siguri të qytetarëve të komunë së Deçanit.