2019/05/24 - 2:32
Më një sere aktivitetesh kulturore e sportive është shënuar sot 52 vjetori i themelimit të Gjimnazit ,, Vëllezërit Frshëri ,, në Deçan .Të pranishëm në ketë manifestim ishin edhe zyrtar të latë nga MASHT, Drejtori i DKA-së , drejtor shkollash , mësimdhënës , nxënës dhe prindër.
Drejtori i kësaj vatre diturie z.Hamid Qorraj , në pika të shkurtëra foli për historikun e kësaj shkolle , për punën dhe rezultatet e arritura deri më tani.
Ndërsa drejtoi i DKA-së z.Bekim Vishaj, në emër të kryetarit të komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj , përshëndeti të pranishmit , mësimdhënësit dhe nxënësit ,duke i përgëzuar për punën më përkushtim tha se ky gjimnaz ka një histori mbi gjysmë shekulli
Ka një histori te dhimbshme, plot sakrifica por edhe krenare dhe e pa ndalur në rrugëtimin në misionin e shenjtë, edukim dhe arsimim i brezave. Vishaj falënderoi edhe gjithë ata që kontribuan dhe ndihmuan gjimnazin tone përveç investimeve nga komuna, MASHT dhe shkolla me donatorë, tani duhet ti përkushtohemi së bashku ngritjes se cilësisë në shkollë !
Kjo ditë e shënuar është mbyllur më një program të pasur të përgatitur nga mësimdhënës dhe nxënës të kësaj vatre diturie.