Republika e Kosoves

Deçan

Klubi futbollistik Deçani me hapa te sigurt drejt suksesit

2010/10/20 - 12:00

          Pas një pauze të gjatë dhe pothuajse të len në harresë  sportin deçanas kohëve te fundit ky klub është aktivizuar dhe gjithçka po ecën si më së miri.

          Kjo fal iniciativës  së kryetarit të Komunës Rasim Selmanaj, dhe dashamirësve të sportit deçanas. Që nga fillimi i mandatit kryetari Selmanaj, ka ndarë mjete në vlerë 21mij euro për sektorin e sportit, por mbështetja për sportistet deçanas nuk ka munguar as nga donator të ndryshëm. Më aktivizim e klubit futbollistik, Deçani është zgjedhur edhe kryetari i klubit  Rasim Tolaj , pastaj krye trajneri i këtij klubi Shkelzen Dautaj dhe zyrtar të tjerë të cilët pohojnë se me kthimin e lojtarëve nga klube të cilat kanë qenë duke zhvilluar ndeshjet në tërë Kosovën  në klube të ndryshme sportive ,për arsye se  klubi futbollistik “Deçani” nuk ka qenë i aktivizuar  vite me radhë gjithçka ju ka kthyer normalitetit  dhe aktualisht gjendën në ligën e dytë në nivel të Kosovës .
          Avni  Rexhaj, përgjegjës i sektorit te sportit pran kuvendit komunal ,tregon se vullneti dhe gatishmëria  edhe pse në mungesë  terrenesh sportive në komunën e Deçanit po tejkalohen ,kur ky klub po korr fitore të një pas njëshme në pjesë të ndryshme të Kosovës, duke mos e fsheh optimizmin se fundviti 2010 do ti gjej të renditur në ligën e parë në nivel Kosove.