2010/08/20 - 12:00
Komisioni mbikëqyrës për zbatimin e masave emergjente, në përbërje nga Rasim Selmanaj, kryetar i Komunës, zyrtarë të policisë, gjykatave, DPBZHR, APK-së, Inspektoriatit të Ministrisë dhe të dikastereve tjera që janë vënë në mbështetje të vendimit ekzekutiv të kryetarit Selmanaj, në takimin e tyre të rregullt kanë raportuar për efektet e këtyre masave gjatë ditëve të vikendit, ndërkohë kanë propozuar edhe masa shtesë në zbatim të këtij vendimi.
Nga ana tjetër, për shkak të rrezikut të shpërthimit të zjarreve nga shkaku i temperaturave tropikale u tha se kërkohen vigjilencë dhe mobilizim nga të gjithë. Takime të tilla do të mbahen të rregullta dhe çdo ditë pune gjatë gjithë kohës sa do të zgjasin masat emergjente në pyjet shoqërore dhe private të kësaj komune. Ndryshe, kryetari Selmanaj, ka ripërsëritur se nuk do të ketë asnjë tender dhe se vendimi i tij, për shpalljen e masave emergjente nuk është marrë për inat të askujt, por siç tha ai, është ky një vendim i drejtë që ka për qëllim të shpëtojë pyjet e kësaj komune nga rreziku i shkatërrimit të tyre.