Republika e Kosoves

Deçan

Komuna e Deçanit pjesë e projektit të USAID-it “Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse”

2020/02/27 - 2:35

Kryetari i komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj, priti në takim pune Jeton Cana – ekspert për qeverisje lokale dhe administratë publike në USAID, Afërdita Mekuli – drejtoreshë e projektit të USAID-it, dhe Agim Salihu – zv. Drejtor i projektit të USAID-it, Komunat Transparente Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM) si dhe Cristina Davis -drejtoreshë e zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID.
Gjatë këtij takimi të përbashkët ata e njoftuan kryetarin Ramosaj se aktiviteti i USAID-it Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse në Kosovë përkrahë përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve qeveritare dhe agjencive të pavarura të Kosovës për të forcuar llogaridhënien dhe efektivitetin në prokurimin publik, si një mjet për përmirësimin e shërbimeve publike dhe rritjen e besimit të publikut, veçanërisht në nivel komunal. Duke punuar ngushtë me partnerët komunalë dhe duke mbështetur lidhjet me qeverinë qendrore, agjencitë e pavarura dhe shoqërinë civile, promovon ndryshimet lokale duke krijuar ndikim të qëndrueshëm. Për këtë qëllim objektivat dhe fushëveprimi i programit, ku objektivat kryesore të programit janë:
-Zhvillimi, përsosja dhe aplikimi i modeleve për komuna transparente dhe llogaridhënëse.
-Angazhimi i nivelit qendror në trajtimin e efektivitetit dhe transparencës komunale në kuadër të procesit të prokurimit
-Përmirësimi i monitorimit dhe mbikëqyrjes nga shoqëria civile.
Ata than se për të shtuar intensitetin e arritjes së objektivave të projektit në fokus do të jenë edhe për 10 komuna të reja. Ndërsa kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj, duke falënderuar zyrtarët e projektit USAID-it që edhe komuna e Deçanit të jetë pjesë e këtij projekti, nënshkroi letër zotimin për të qenë partnere përkatësisht komunë në fokus në këtë projekt.