Republika e Kosoves

Deçan

Komuna, një kamion për brigadën e zjarrfikësve

2010/10/06 - 12:00

Shërbimi i zjarrfikësve në Deçan,  është pajisur më një  kamion  të ri, nga buxheti i Komunës së Deçanit.

Këto mjete janë ndarë nga kjo komunë, sepse ky kamion për fikjen e zjarrit ka qenë mese i dosidoshëm për kryerjen e shërbimeve përkatëse. Admir Hasanaj, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ka treguar se për këtë qellim nga buxheti i Komunës janë ndarë 40 mijë euro. Nga ana tjetër shefi i ndërrimit të zjarrfikësve Shaqë Mataj, tregon se brigada e zjarrfikësve dhurimin e këtij kamioni e ka mirëpritur,sepse komuna e Deçanit, ka kërkesa të shumta dhe territori i saj është  shumë i gjerë, ndërkohë ka vlerësuar se numri i vogël i punëtorëve të kësaj brigade në shumicën e rasteve sjell  problem në efikasitetin e duhur intervenues. Ai  shpreson se kërkesa e bërë Ministrinë përkatëse, për rritjen e numrit të punëtorëve do të miratohet dhe nga 10 punëtor sa aktualisht, numri i tyre do të dyfishohet.