Republika e Kosoves

Deçan

Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim Drejtorin Rajonal të Policisë Kol.Sami Shabanaj

2019/06/12 - 1:37

Kryetari i Komunës së Deçanit  z.Bashkim Ramosaj , më bashkëpunëtorë ka pritur në takim Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Kolonel Sami Shabanaj, Z/Drejtori Rajonal N/Kol. Veton Elshani , Shefi i SOR-e N/ , Kol Nedzad Gutiq , Shefi i Sektorit të Hetimeve Rajonale N/Kol. Agron Hasanaj  dhe Komandantet e Stacioneve Policorë në Deçan Kolonel.Faik Jahmurataj.

 

Gjatë këtij takimi është diskutuar  lidhur më  bashkëpunimin e mirë që ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen në bashkërendimin e aktiviteteve përmes planeve të përbashkëta, të cilat do të ndikojnë në sigurinë e qytetarëve.

Më ketë raste i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj ,i falënderoj për përkushtimin e tyre, në kryerjen e detyrave dhe bashkëpunimin e mirë që kemi mes policisë dhe Institucionit Komunal duke shtuar se edhe në të ardhmen ne do të vazhdojmë të jemi edhe më afër në realizimin planeve të përbashkëta gjithmonë në të mirë të qytetarëve të Komunës së Deçanit.