Republika e Kosoves

Deçan

Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj priti në takim Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit z.Blerim Kuçi

2020/09/09 - 4:33

Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj , me bashkëpunëtorë sot ka prit në takim Ministri e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.

Ishte një takim mjaft i rëndësishëm për komunën e Deçanit tha Ramosaj , Ministrin Kuçi e njoftova për një sere temash që na lidhin më ketë dikaster mjaft të rëndësishëm ku kam marr edhe zotimin për mbështetje nga kjo Ministri .Kemi pasur shumë tema për të biseduar e që janë të konceptit zhvillimor e që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve të Deçanit e me theks të veçantë pamjen vizuale të Deçanit e ku e falënderuam ministrin për mbështetjen e shëtitores së Lumbardhit të Deçanit ku shpesh po më bije me e përmend që shëtitorja më e bukur që do të bëhet në Kosovë  tha Ramosaj, poashtu është biseduar edhe rreth parkut nacional, rreth temave të kanalizimit të ujërave të zeza ku një pjesë e madhe e fshatrave të komunës së Deçanit vazhdon ta ketë këtë problem, për rregullimin e varrezave të qytetit ,dhe një sërë projektesh zhvillimore për pendën akumuluese e cila do të zgjidhte edhe problemin e ujit te pijes e pse jot ë kem edhe në një brend të ujit që e kemi ujin më të mirë në vend  tha Ramosaj pas këtij takimi.

Ndërsa Ministri Kuçi tha se  temë diskutimi ka qenë edhe hartimi i planit hapësinor apo rregullatori i parkut nacional Bjeshkët e Nemuna.Ne kemi biseduar dhe jemi dakorduar për disa tema që janë me interes të qytetarëve të Deçanit. Ne kemi një memorandum mirëkuptimi për rregullimin e shtratit të Lumbardhit, që është vlera e 1.5 milion euro e që është projekt në vijim.Pastaj kemi biseduar për çështjen e rrjetit të kanalizimit në këtë komunë, që është një kredi prej Qeverisë hungareze, e që ka shkuar drejt Kuvendit për miratim. Kemi biseduar edhe për hartimin e planit hapësinor apo rregullatori i parkut nacional Bjeshkët e Nemuna, që jemi në përfundim e që është në interes të qytetarëve të Deçanit”, do të mundohemi që të vemi në prioritet disa nga kërkesat e kësaj komunë në menyr që të rrisim Zhvillimin Ekonomik tha Kuçi.

Ky delegacion bashkë kanë  pa nga afër punimet në qendër të qytetit në Deçan ku është dukë vazhduar zgjerimi i rrugës kryesore të qytetit poashtu kanë vizituar edhe   Ndërmarrjen Publike Lokale“Higjiena”, e cila është në përfundim të ndërtimit të objektit objekti të ri.