Republika e Kosoves

Deçan

Kryetari Ramosaj sot me nxënësit e Gjimnazit “Thor Heyerdahl” të qytetit Larvik të Norvegjisë

2024/04/21 - 10:30

Kryetari i Komunës z. Bashkim Ramosaj sot me nxënësit e Gjimnazit “Thor Heyerdahl” të qytetit Larvik të Norvegjisë, të cilët tashmë një javë po qëndrojnë në Deçan, për të zhvilluar praktikën profesionale në profilin e Mekatronikës dhe Automekanikës në IAAP “Tafil Kasumaj”.
Kryetari Ramosaj shprehi mirënjohje të veçantë për drejtorin e këtij Gjimnazi, z. Diti Berisha, i cili në bashkëpunim me drejtorin z. Lan Stojkaj, mundësuan që nxënësit të arrijnë një përvojë profesionale dhe të aftësohen në praktikë.
Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe më tej në profilin e Infermierisë dhe Teknologjisë Informative, e po ashtu së shpejti nxënësit e shkollës tonë do të fillojnë praktikën në Norvegji.