Republika e Kosoves

Deçan

Kryetari Ramosaj takoi punëtoret e Administratës bashkë më drejtorin e këtij dikasteri

2019/01/15 - 2:49

Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj ka takuar punëtorët e Administratës  komunale bashkë më drejtorin  z.Jashar Dobraj për tu njoftuar më  për se afërmi më punën e këtij dikasteri,  specifikat e sajë dhe kërkesat e administratës komunale.

Gjatë këtij takimi drejtori njoftoi  kryetarin  ky dikaster gjatë viti që lamë pas ka arritur që të shqyrtoi mbi 51 mijë e 610 dokumente të natyrave të ndryshme  është ber një punë jashtëzakonisht e madhe  dhe për ketë duhet falënderuar stafi i cili më një përkushtim të jashtëzakonshëm po punon që të jetë sa më afër qytetarit i më shërbimet e tyre .

Kryetari Ramosaj tha se në vazhdimësi do të mundohemi që të krijojmë kushte më të mira si për stafin punues po ashtu edhe për qytetarët të cilët kërkojnë  dokumente të natyrave të ndryshme.

Vlen të theksohet se në vitin 2019 komuna  ka planifikuar mjete buxhetorë që të vendosë   E-KIOSKUN  ku qytetarët edhe gjatë vikendit do të kenë mundësi që vet të pajisen më certifikata .