Kryetari Ramosaj viziton dy shkolla : SHFMU ” Bajram Curri ” në Strellc të Epërm dhe SHFMU ” Dëshmorët e Kombit ” në Strellc të Ulët
2018/12/10 - 5:46
Kryetari i komunës z. Bashkim Ramosaj , bashkë më drejtorin e Arsimit z. Qazim Maloku dhe bashkëpunëtor të tjerë kanë vizituar dy shkolla SHFMU,,Bajram Curri,, në Strellc të Epërm dhe SHFMU ,,Dëshmorët e Kombit,, në Strellc të Ulët.
Gjatë kësaj vizite janë pa nga afër punimet që kanë ndodhur në këto dy shkolla : Në SHFMU ,,Bajram Curri,, në Strellc të Epërm është investuar në projektin e Efiqiencës së Energjisë projekt ky i realizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim më Komunën e Deçanit në të cilën janë krijuar kushte dukshëm më të mira se sa ishin gjithënjë duke menduar në përmirësimin e kushteve të punës edukativo arsimore në këtë shkollë .
Ndërsa në SHFMU ,,Dëshmorët e Kombit,, në Strellc të Ulët u panë punimet që janë ber si investim i drejt për drejtë i komunës së Deçanit dhe angazhimit personal të Kryetarit të Komunës z. Bashkim Ramosaj ku u pa qartë një punë e shkëlqyer në rregullimin e brendshëm dhe të jashtëm të shkollës investime këto të cilat janë mirëpritur nga komuniteti , nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle sepse kushtet në ketë shkollë nuk ishin të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimorë.
Pra pas këtyre investimeve u konstatua edhe nga vet drejtori i shkollë së është ber një punë e mirë në ndryshimin e kushteve në favor të procesit mësimor.
Duhet theksuar se kryetari më bashkëpunëtorë u pritën nga drejtorët e të dyja shkollave z. Bashkim Berisha dhe z. Hysen Balaj.