Republika e Kosoves

Deçan

Kryetari Selmanaj thotë se ka tejkaluar premtimet, vlera e investimeve 6 milion euro

2011/01/06 - 12:00

                     Rasim Selmanaj, kryetar i Komunës, i cili kishte premtuar se gjatë mandatit të tij  se do të realizojë  12 milion euro investime kapitale, ndërkohë në takimin e tij për media, të cilat i ka falënderuar për shkrime korrekte,

ka thonë se vitin që e lamë pas ka tejkaluar premtime, ngase sipas  tij, ka realizuar projekte në vlerë prej afro 6 milion eurosh. “Kemi realizuar shumë projekte kapitale, fal buxhetit të komunës, donacioneve qeveritare, por edhe të donatorëve të tjerë”,ka thënë Selmanaj, i cili është zotuar se në vitin e ardhshëm do të realizojë edhe projekte të tjera në vlerë mbi 6 milionësh, duke shfrytëzuar burime të njëjta  të financimit. I ndier optimist se kjo do të ndodhë ai ka veçuar projektet me prioritet , duke radhitur këtu përfundimin e punimeve të projekteve të nisura të infrastrukturës rrugore, çerdhes për fëmijë, kanalizimit, palestrës sportive  asfaltimit të rrugës për Maznikë,ujësjellësi për 10 fshatra etj,
 “Për çdo cent të shpenzuar jemi përgjegjës dhe transparent, ngase këto janë para të , qytetarëve qofshin nga buxheti i komunës apo edhe të donacioneve të qytetarëve”, ka  vlerësuar ai. Pasi ka treguar se gjatë vitit të kaluar ka realizuar 16 projekte të infrastrukturës rrugore dhe investime të tjera në shumë fusha, kryetari Selmanaj, ka nënvizuar se ”nuk dua tu lodhi duke numëruar projekte, ngase gjatë vitit i kemi bërë publike, sepse synimi im nuk është në numra dhe lëvdata , por në vlera kapitale të tyre që garantojnë ndryshime dhe zhvillim”. Sipas tij pos investimeve në shumë projekte, janë realizuar edhe punë të tjera, siç është zvogëlimi deri në 90 për qind i prerjeve ilegale të pyjeve, rezultatet të mëdha në fushën e kulturës sportit dhe arsimit.
  “Deçani do ketë këtë vit edhe mbi 6 milion investime të reja” ka thënë i pari i komunës Selmanaj, i cili për sigurimin e tyre ka radhitur tri burime financiare, buxhetin komunal,donacionet qeveritare dhe donator të jashtëm. Pos këtyre, ai shprehet optimist edhe për investime private. “Do të jemi përkrahës edhe të investimeve private, sepse Deçani ka resurse të mëdha për të cilat janë të interesuar investitor të jashtëm”, ka treguar kreu i kësaj komune , duke e ilustruar këtë me ofertën nga Austria për ndërtimin e dy hidrocentraleve, vlera e të cilave është mbi 50 milionë euro. Megjithatë, kryetari Selmanaj, në këtë takim për media ka  folur edhe për pengesat siç tha ai, të “natyrës politike”, të cilat po e pengojnë zhvillimin e kësaj komune. “Disa çështje janë politizuar shumë dhe po e pengojnë zhvillimin”, është shprehur ai, duke besuar se këtë vit do të zgjidhet problemi i ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë dhe ai i pushimores së fëmijëve “Pishat e Deçanit”.