2020/07/13 - 2:59
Kuvendi Komunal i Deçanit ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme, ku pikë e rendit të ditës ishte iniciativë e grupit parlamentar të PDK-së mbështetur nga kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, që të miratojë një deklaratë në të cilën vlerësohet lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të përkrahur nga forcat e NATO-s e prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deklarata vlerëson të paprecedent dhe dënon publikimin e njoftimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar për aktakuzë ndaj dy liderëve kryesorë të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, duke shprehur bindjen për pafajësinë e tyre.
Seancën e nisi Kryesuesi i Asamblesë Komunalë Dr.haki Shehaj .Ndërsa i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj , ndër të tjera tha se :
’’ Jemi sot në seancë të jashtëzakonshme , për të shprehur shqetësimin tonë, dhe për të dhen rekomandimet e njëkohësisht mbështetjen tonë lidhur më shqetësimin për rreth situatës Paradoksale të krijuar kohëve të fundit. E themi Paradoksale , sepse të akuzosh Ushtrinë Çlirimtare, dhe krerët e saj, për krime lufte mbi lojën e hipotezave dhe supozimeve të qëllimta , e qëllimkëqija është përtej paradoksit .
Në jetën tonë nga 1999 e deri më sot 21 vite interval kohorë pas çlirimit , kemi reaguar , kemi protestuar , kemi dhënë mendimin tonë dhe jemi përpjekur ta mbrojmë të drejtën tonë për liri dhe shtet , duke mbrojtur më të drejtë bartësen kryesore të sakrificës tonë për Çlirim , Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësit e kësaj Ushtrie.
E theksoi edhe një herë një të vërtet , nëpër të cilën kemi kaluar nën okupimin shovinist Serb., okupatori më monstruoz dhe më i egër nga njerëzit dhe shteti më gjakatar në Europ dhe në këtë pjesë të botës.
E kupton këtë kush e ka një moshë , burgosjet , helmimet e nxënësve , vrasjet në masë , protestat , dëbimet nga puna , dhunimet , zhbërja e qyteteve dhe aplikimi i operacioneve duke i ber rrafsh më tokë.
Masakrimet , vrasjet e fëmijëve të pleqve dhe spastrimet duke dëbuar të gjithë popullin e Kosovës , duke ber gjenocid mbi ne , duke shkatërruar trashëgiminë tonë historike e kulturore .
Edhe sot ku jemi , jemi përballë një padrejtësie të madhe ku akuzohen themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , presidenti Hashim Thaçi e z.Kadri Veseli, të cilët nuk bën asgjë më shumë përveç se e organizuan luftën për lirin e vendit të tyre kundër regjimit më të egër të shekullit të kaluar tha nder të tjera kryetari Ramosaj ’’
Edhe përfaqësuesit e partive politikë në Kuvendin Komunal të Deçanit, shprehën përkrahjen e tyre për luftën e drejtë të UÇK-së, për nevojën për një bashkëpunim më të mirë institucional dhe për nevojën për hartimin e ligjit me të cilën do të mbroheshin vlerat e luftës në mënyrë institucionale.
Në këtë seancë kanë fol edhe : Mon Selmonaj –PDK, Kestrim Avdimetaj-PDK, Agnesa Vokshi –AAK , Florim Mataj-AAK, Erdogan Dautaj-AAK, Albes Cacaj-LDK . Ky kuvend nga nxjerrë edhe një komision të përberë nga të gjitha subjektet politike dhe ekzekutivi komunal ku bashkë kanë nxjerrë një deklaratë.
Komisioni ka këtë përberje.
1.Musa Berish-Ekzekutiv
2.Erdogan Dautaj-AAK
3.Natyra Kuçi-PSD
4.Kestrim Avdimetaj-PDK
5.Shkelqim Haxhnikaj-LDK
Ky komision nxjerri këtë deklaratë: