Dëshmorët që po i përkujtojnë janë pjesë e historisë dhe luftës sonë të lavdishme, ka vlerësuar i pari i komunës Rasim Selmanaj. Ai tutje ka folur për shumë beteja  në të cilat heroizmin e tyre e treguan luftëtarët e Brigadës më luftarake në Dukagjin “Jusuf Gërvalla”, duke radhituar këtu dëshmorët e kombit Shkelzen Haradinaj dhe shumë të tjerë. Edhe Selmanaj, njejtë si Haradinaj, duke e vlerësuar luftën e UÇK-së, ka thënë se “nuk ka asnjë dyshim se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e shenjët, Ishte luftë për mbijetesë përballë gjenocidit shfarosës serb. Asnjë tendencë e kujdoqoftë, madje as e Tribunalit të Hagës, me presione politike e procese të montuara si në rastin e Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve Idriz Balaj e Lahi Ibrahimaj, as raportet shpifëse, nuk mund të ndryshojnë e as falsifikojnë realitetin e luftës çlirimtare”.
Pasi ka evokuar kujtime për figurat e këtyre dëshmorëve gjenerali Daut Haradinaj, i cili ishte edhe komandant i kësaj brigade, ka thënë se betejat në Pozhar, Dashinoc dhe qëndresë, ndonëse ishin më të përgjakshmet aty u thyen fuqishëm forcat serbe, të cilat as që mund të ringjallën më në territorin pastaj të çliruar.

“Intrigat e fundit kundër luftës së UÇK nuk do të kenë sukses, sepse lufta ishte e shenjët, kurse kjo tokë e pushtuar është larë me gjakun e atyre që ranë për liri”, tha Haradinaj, duke iu kundërvënë raporteve që tani jo rastësisht po shfaqen në Këshillin Evropian, nga individ që nuk kanë lidhje me realitetin e luftës sonë të shënjët. Ai gjithashtu ka theksuar se “ po të mos ishte e drejtë lufta e UÇK-së, ajo kurrsesi nuk do të merrte përkrahjen e botës demokratike, por edhe forcave më të fuqishme në botë, forcave të NATO-së”. Gjenerali Harandinat, në këtë Akademi përkujtimore ka folur edhe për figura tjera të luftës të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm deri në çlirimin definitive të vendit.

" /> --> Mbahet Akademi përkujtimore për tre dëshmorët e kombit – Deçan
Republika e Kosoves

Deçan

Mbahet Akademi përkujtimore për tre dëshmorët e kombit

2011/01/10 - 12:00

                          Për herë të parë me një Akademi përkujtimore në të cilën merrnin pjesë familjarë të dëshmorëve, veteran, udhëheqja komunale dhe shumë qytetar me rastin e 12-vjetorit të rënies sublime, janë përkujtuar dëshmorët e kombit  Çelë Ukaj, Zef Gjokaj dhe Nikë Hajdaraj, luftëtarë të Brigadës heroike 131  “Jusuf Gërvalla” të ish -ZOD-it.   