Republika e Kosoves

Deçan

Mbahet Mbledhja e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës

2022/08/17 - 6:03

Në bazë të nenit 44 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale nr. 03/L-040 dhe nenit 40 të Statutit të Komunës së Deçanit, sot me datë 17.08.2022 është mbajtur mbledhja e XI-të , gjegjësisht mbledhja e parë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës.

Në këtë seancë u diskutua për këtë pikë:
1.Marrja e vendimit për shpalljen e pronës me interes të përgjithshëm publik dhe atë vetëm për lokalin afarist të ish Bankos-it i cili gjendet në objektin banesor-afarist në ngastrën kadastrale me nr.1256-0, Z.k. Deçan, sipas matjeve në terren sipërfaqja e lokalit është 66.92 m2, lokali ka edhe një sipërfaqe reklamuese ( vitrinë) prej 6.34 m2, që në total bëjnë 73.26 m2.

Pas diskutimeve nga anëtarët e Kuvendit, kjo pikë u votua me shumicë të votave.