2019/05/07 - 5:01
Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj,për tre net radhë me dt. 04, 05 dhe 06 Maj ( E shtunë E diel dhe E hënë ) 2019 në Deçan është mbajt edicioni i 9-të më radhë të festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”.
Mbi 40 grupe shoqëri dhe Rapsodë do të jenë pjesë ë këtyre tri netëve të festivalit Shqipëria e Jugut dhe e Veriut ,Tirana, Saradna , Vlora ,Gjirokastra ,Shkupi ,Rapsodët e Hasit ,Ansambli i Burrelit ,Grupi i Rapsodëve nga Deçani, Obiliqi, Skenderaj ,Vitia, Rahoveci ,Grupi nga Shqipëria –Lab ,Ansambli nga Tropoja,Ansambli Rugova, Grupi nga Istogu , Malisheva , Klina , Bajram Curri nga Krusha , ,Drenasi , Gjakova dhe shumë grupe dhe rapsodë të cilët për tre net radhazi do të jen pjesë e këtij festivali në Deçan.
Të pranishmit e këtij festivali i përshëndeti kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj, ku ndër të tjera tha se në jemi këtu festojmë bashkë , këndojmë bashkë , ndërtojmë shtetin e ri falë gjakut të derdhur të dëshmorëve të kombit ku sot bashkë nderuam Heroi Gjeneral.Luan Haradinaj në 22 vjetorin e rënies dhe Veprimtarin e çështjes Kombëtare Ismail Haradinaj në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta. Duke u përkulur për veprat e tyre në na mbetet që amanetin tyre ta jetësojmë. Ramosaj foli edhe për korifet e folklorit shqiptar Dervish Shaqën e Demush Nezirin nga Lluka e Deçanit ku festivali ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen ’’ u kushtohet këtyre rapsodëve dhe gjithë rapsodëve tjerë .Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë peizazhin më të mrekullueshëm në botë.
Me këtë peizazh përmbyllëm edhe natën e fundit të festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”.
Më një fjalë përshëndetëse dhe duke ju uruar suksese pjesëmarrësve të këtij festivali të pranishmëve ju drejtua edhe Kryetari i Unionin Artistik Shqiptar z.Azgan Haklaj.
Juria profesionale nuk e kishte edhe të lehtë të vendoste për çmimet sepse konkurrenca ishte aq e madhe sa vështir ta zgjedhësh më të mirin më të mirëve .
Ndërsa juria profesionale në përbërje të :
Dhe juria bën punën e tyre duke nxjerrë më të mirët nga të gjitha grupet dhe rapsodët që konkuruan.
Plav e Guci
Duflla Shkup
Tingujt e vendlindjes Stagov
Korab dhe Blend Halitaj-Skenderaj
Naim Krasniqi –Gani Hoxha
Isë Llapqeva e halil Bytyqi
Shkolla e Gitares Mirella –Podujev
Bedri Salihu –Shkup
Guri Rroko-Mallakaster
Valentina Hoti SHKA –Isa Boletini-Rogovë
Drejtori i këtij festivali z.Mustafë Ramaj , falënderoi kryetarin e komunës z.Bashkim Ramosaj, nënkryetarin z.Sami Cacaj, DKRS ,për përkrahjen, bordin e festivalit dhe bashkëpunëtoret e tjerë që mundësuan që ky festival të mbyllet më sukses në edicionin e 9-të të tije.