Republika e Kosoves

Deçan

Me homazhe nderohën Heronjët dhe Dëshmorët e Kombit

2018/03/28 - 1:54

Më homazhe dhe vendosje të kurorave më lule sot janë përkujtuar dëshmorët e   viteve të  90-ta Sali Hadërgjonaj  nga fshati Voksh , Ismet Qorraj nga Carrabregu i Ulët dhe Agim Kukleci nga fshati Isniq.

Po ashtu janë përkujtuar edhe Heronjtë  Elez Geci dhe Magjun Berisha  si dhe Dëshmori Mujë Mehmetaj nga fshati Maznik.

Për të kujtuar trimërinë e tyre dhe rënien në Altarin e Lirisë , homazhe kanë bërë i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj , nënkryetar z.Sami Cacaj, me bashkëpunëtore , kol.Abdyl Mushkolaj ,Deputeti z.Rasim Selmanaj ,familjarë të dëshmorëve , invalid dhe veteran të luftës së UÇK-së .Lufta dhe rënia e tyre janë dëshmi  më e mirë se luftëtarët e UÇK-së e deshën lirinë më shumë se gjithçka tjetër në këtë botë u tha gjatë këtyre homazheve.