Republika e Kosoves

Deçan

Me rastin e Ditës Botërore të Tokës zhvilluan një aktivitet simbolik në Deçan

2024/04/23 - 12:37

Sot, kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin z. Sami Cacaj, drejtorët komunal dhe Ndërmarrjen Publike Lokale “Higjiena”, me rastin e Ditës Botërore të Tokës, zhvilluan një aktivitet simbolik në Deçan duke bërë mbjelljen e disa drunjëve dekorativ në qytet!
Vazhduan aktivitetet me nxënësit e IAAP “Tafil Kasumaj”, ku u bë shpërndarja e fletushkave me qëllim të rritjes së vedijësimit të qytetarëve për mbrojtjen e ambientit.
Po ashtu u bë vendosja e kontenjerëve për të gjitha bizneset, në kuadër të projektit për mbeturinat e riciklueshme.
Deçani i gjelbër dhe investimi në kultivimin dhe mbrojtjen e mjedisit është vizioni për ambientin dhe shëndetin e qytetarëve deçanas!