2020/11/23 - 2:44
Qeveria e Republikës së Kosovës e kishte miratuar në vitin 2018 pas kërkesave të shumta nga kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj, themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena” në Deçan, ndërmarrje kjo më 100% aksione të Komunës së Deçanit.
Që nga ajo kohë nuk u ndalën se punuari që të krijojnë kushte më të mira për punëtorët e kësaj ndërmarrje dhe për menagjmentin e saj. E trashëguar me mjete tejet te dobëta për dy vite punë intensive ata tashmë janë shembull i mirë për komunën e Deçanit.
E sot te gjithë bashkë bën edhe përurimin e objekt të ri të kësaj ndërmarrje më kapacitet të mjaftueshëm dhe standard evropian, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, zyrtarë dhe mysafirë të shumtë.
Për kryetarin e komunës kjo dit ka qen një dit e veçantë jam tepër i lumtur qe kemi arrit këtu ku jem tha Ramosaj , na janë dashtë dit të tëra përkushtim maksimal që të arrimë ketë dit por me plot kuptimin e fjalës unë punëtorët e kësaj ndërmarrje i quaj heronj të ditës sepse puna e tyre po na bën të ndihemi mirë të kem një ambient të pastër dhe ekologjik .
Ndërsa drejtori i kësaj Ndërmarrje z.Kastriot Hulaj , duke falënderuar të gjithë për përkushtimin në krijimin e kushteve , ngritjen e objektit të ri , paisjen me makineri dhe krijim të një standardi të mirë për punë tha se do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë që ne te jemi modeli më i mirë për komunat e rajonit në ruajtje të ambientit .
Më këmbë të mbar dhe shiritin e këtij objekti e prenë zv.Ministrja znj.Burbuqe Bakia Deva , Drejtori për shërbime Publike Mbrojtje dhe Shpëtim z.Izet Zenuni dhe drejtori i NPL.,,Higjiena’’ z.Kastriot Hulaj.