Republika e Kosoves

Deçan

Në 26 vjetorin e fillimit të luftës për çlirimin e vendit në Zonën e Dukagjinit

2024/03/24 - 10:39

Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin, z.Sami Cacaj dhe bashëkputoret sot bën homazhe në Gllogjan duke nderuar kujtimin për dëshmorët e Kombit, nderojmë atdheun tonë të lavdishëm dhe kujtojmë idealin për të cilin ata u flijuan.
Në 26 vjetorin e fillimit të luftës për çlirimin e vendit në Zonën e Dukagjinit, 24 Mars 1998, bëmë homazhe në nderim të të rënëve për liri.
Kujtojmë me lavdi tre dëshmorët e parë të 24 Marsit, Gazmend Mehmetaj, Agron Mehmetaj e Himë Haradinaj!
Nderim përgjithmonë e përjetësisht për 24 Marsin e Haradinajve dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve të kombit!