Republika e Kosoves

Deçan

Në Deçan nxënësit dhe mësimdhënësit e SHFMU ,,Isa Boletini ’’ veshin pemët me xhaketa për njerëzit në nevojë

2018/11/29 - 11:45

Të jesh human do të thotë shumë për dikë që ka shumë nevoja për ngrohtësinë tënde .Me idenë e profesoreshës  Fatbardha Lokaj-Tahirsylaj , më përkrahjen e drejtorit të Shkollës së Mesme të Ulët ,,Isa Boletini’’ në Isniq  z.Shaban Mehemtaj , profesorëve z.Lirimi Kameraj  dhe z.Bashkim Kameraj ,sot nxënësit e kalesave të IX-ta  të kësaj shkolle zhvilluan një aktivitet bamirësisë për njerëzit më nevojë .Në parkun e qytetit në Deçan janë të  vendosura pallto për mosha të ndryshme ku kanë të vendosur edhe mbishkrimin ,,Nëse ke nevojë ,merre është falas’’

Për drejtorin e shkollës z.Shaban Mehmetaj , ky gjest i nxënësve të klasës së   IX-të  në bashkëpunim  më mësimdhënësit është pritur mirë uron që nisma të tilla të ndjekin edhe të tjerët për të qen sa më afër atyre të cilët kanë nevojë. Edhe mësimdhënësit e kësaj shkollë u janë shumë falënderues nxënësve për bashkëpunimin .