Republika e Kosoves

Deçan

Në Gllogjan dhe Maznik, bëmë Homazhe për të nderuar jetën dhe veprën heroike të dëshmorëve Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj

2024/04/18 - 8:19

Në 25 vjetorin e rënies për liri të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  në Gllogjan dhe Maznik, bëmë homazhe për të nderuar jetën dhe veprën heroike të dëshmorëve Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj.
Në nderim e përkujtim të luftës sublime për liri, sot shumë bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, marshuan në “Shtegun e Lirisë”.
Në këtë ditë të lavdishme kujtojmë heroin e kombit, Enver Haradinaj, në 19 vjetorin e ndarjes nga jeta.
Trimat si ju ranë për të mos vdekur kurrë! Heroizmi juaj është liria që e gëzojmë sot!
Lavdi dhe krenari e përjetshme heronjve të kombit!